Wuhan, epiqendra e sëmundjes Covid-19 që tashmë është shpërndarë në të gjithë botën, po i rikthehet jetës normale, kjo pasi transporti ajror, rrugor e hekurudhor prej sot ka rinisur.
Qindra pasagjerë po largohen nga Wuhan i Kinës me tren.
Madje, në stacionin e trenit, pasagjerët pritën deri në mesnatë me kohën lokale për t’u larguar.
Ky ishte momenti kur qeveria kineze hoqi bllokadën e plotë të Wuhan, qyteti i 11 milionë banorëve ku filloi pandemia e virusit Covid-19, raportoi AFP.
Heqja e bllokadës së plotë të qytetit, nga i cili askush nuk mund të largohej që prej 23 janarit, është një shenjë që Kina është në fund të krizës së shkaktuar nga koronavirusi.
Luo Ping, zyrtar në Institutin Epidemiologjik, tha se ky është një fillim i ri për Wuhanin në të gjitha aspektet e jetës.
https://twitter.com/ianbremmer/status/1247588953445679105?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1247588953445679105&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpas-76-ditesh-izolim-total-rihapet-wuhani-vendi-ku-kishte-shperthyer-coronavirusi%2F
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane