Filipinet regjistrojnë rreth 2 mijë raste me Covid-19 brenda ditës

19:34 | 5 Korrik 2020
Arbresh.info

Ishujt Filipine kanë regjistruar një rekord të ri të të infektuarve me koronavirus brenda 24 orëve.

Rreth 2,434 raste të reja janë regjistruar duke rritur numrin e përgjithshëm në 44,254, shkruan arbresh.info

Gjithashtu janë shënuar edhe 7 viktima të reja nga Covid-19 duke rritur edhe numrin e përgjithshëm në 4,297 viktima.

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se ky numër i madh i të infektuarve ka ardhur si pasojë e kontakteve që janë bërë gjatë lehtësimit të masave.

Javën e kaluar është bërë e ditur se qyteti Cebu do të vazhdoj të qëndroj i izoluar edhe për 2 javë më shumë për shkak të numrit të madh të rasteve që janë paraqitur në këtë qytet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme