Filipinet kanë lajmëruar autoritetet amerikane se ndërpresin marrëveshjen për mbrojtje nga viti 1999, bëri të ditur Ministria filipinase e Punëve të Jashtme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Krahas paralajmërimeve të hershme se një hap i tillë shumë seriozisht do të cenonte sigurinë e vendit, autoritetet filipinase megjithatë vendosën të prishin marrëveshjen për mbrojtje me SHBA-në.
Siç theksoi “ABC News”, informacioni për prishjen e marrëveshjes, të lidhur në vitin 1999, është dërguar te ambasada e SHBA-ve në Manila.
Marrëveshja në fjalë për mbrojtje siguron kornizë ligjore për hyrjen e forcave amerikane në Filipine për të kryer ushtrime të përbashkëta ushtarake me forcat filipinase.
Ministri i Jashtëm i Filipineve, Teodoro Locsin paralajmëroi javën e kaluar se prishja i marrëveshjes së mbrojtjes do të prekte më shumë se 300 stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.
SHBA-të në kuadër të kësaj marrëveshje mes viteve 2016 dhe 2019 siguroi më shumë se 500 milionë dollarë për Filipinet.
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...