Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, tha se do të thërras përsëri disa nga policët që të luftojnë në luftën e tij kundër drogës, afër një muaji pas suspendimit të tërë forcës nga operacionet e përgjakshme të rrëzimit të narkotikëve.
“Më nevojiten më shumë trupa. Prandaj kam vendosur të i thërras policinë për të bërë punën e tyre me drogën, por jo të gjithë”, u tha Duterte reporterëve, transmeton arbresh.info.
Vendimi i tij për të sjellë disa policë përsëri në fushatë vjen pas një muaji pasigurie në lidhje me atë se nëse ai do të mbajë vrullin e një fushate të pamëshirshme që ka definuar presidencën e tij tetë-muajshe, dhe i ka dhënë famë ndërkombëtare.
Më shumë se 7,700 njerëz janë vrarë që nga dita e tij e parë në detyrë, ku 2,555 nga ata në operacionet në të cilat policia tha se ishte detyruar t’i qëllojë të dyshuarit përdorues të drogës sepse i kishin rezistuar arrestimit./Arbresh.info
Banesat te “Rrethi i Flamurit” do të kyçen në ngrohjen e “Te...
“Duhet të përmirësohemi, Daku u largua për çështje taktike”,...
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me emigrant në...
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve