Zhytësit në Filipine pastruan detin nga qeset plastike, shishet e pijeve dhe rrjetat e peshkimit gjatë ditës së sotm , duke u bashkuar me një pastrim vjetor që synon të nxjerrë në pah ndikimin e mbeturinave në oqeanet e botës.
Rreth një duzinë zhytësish pastruan mbeturinat nga plazhet aty pranë, ndërsa shënuan Ditën Botërore të Pastrimit në provincën Batangas, një vend i popullarizuar për snorkeling dhe zhytje në jug të kryeqytetit, Manila, transmeton arbresh.info
“Për çdo vijë peshkimi ose rrjetë që hiqni, ju në të vërtetë mund të parandaloni që një breshkë të vdesë ose të kapet në të ose të hajë një qese plastike,” tha organizatorja Carmela Sevilla për Reuters, duke mbajtur një qese rrjetë plot me mbeturina.
Filipinet, një arkipelag me më shumë se 7,600 ishuj me afro 36,300 km (22,555 milje) vijë bregdetare, është një nga vendet më të pasura me burime detare në botë.
Por aktivistët thonë se burimet e saj detare kërcënohen nga neglizhimi i autoriteteve lokale dhe zbatimi i dobët i ligjeve mjedisore.
Një tjetër nga pjesëmarrëset e pastrimit, Haley Osbourne, një kanadeze që ka jetuar në Filipine për pesë vjet, tha se të gjithë zhytësit duhet të bëjnë çmos duke mbledhur çdo mbeturinë që hasin nën ujë.
Shumica e plehrave plastike që dëmtojnë oqeanet e botës vijnë nga lumenjtë dhe brigjet.
Nga totali, 81% përqind vlerësohet se vjen nga Azia, me një të tretën e plastikës aziatike me origjinë nga Filipinet, sipas një raporti të vitit 2021 nga Our World in Data, një botim shkencor në internet.
Dita Botërore e Pastrimit mbahet çdo vit të shtunën e tretë të Shtatorit./reuters/arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?