Dhjetë ushtarë janë vrarë gabimisht nga një raketë ajrore qeveritare në qytetin e Marawit në Filipine.
Tetë ushtarë u plagosën gjithashtu në incidentin e “zjarrit miqësor” të mërkurën, tha sekretari i mbrojtjes Delfin Lorenzana, duke shprehur keqardhje.
Gjatë javës së fundit, militantët e aleancës në të ashtuquajturin Shteti Islamik, janë angazhuar në betejat e rrugës me ushtrinë duke lënë më shumë se 100 njerëz të vdekur.
Ajo u nxit nga përpjekja për të kapur një udhëheqës të lartë militant nga ushtria.
“Dje kemi pasur një tragjedi që përfshiu trupat tona, një grup ushtarësh u goditën nga sulmi ajror i yni, kemi humbur njerëzit, 10 të vrarë dhe 8 të plagosur”, – shpjegoi Lorenzana.
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...