Të shtëna me armë dhe shpërthime janë dëgjuar në një resort turistik në qytetin Pasay të Filipineve, ndërsa besohet të jenë plagosur dhjetëra turistë, përfshi të huaj.
Policia, zjarrfikëset dhe ekipet e ndërhyrjes së shpejtë “SWAT” janë dislokuar menjëherë në vendngjarje, pranë hotelit “World Manila”, në 1:30 të mëngjesit të së premtes me orën lokale.
Resorti turistik është një kompleks i ndodhur në Newport City, me disa hotele, restorante dhe lokale.
Turistët preferojnë të shkojnë në këtë resort kryesisht për shkak të kazinove, qendrave tregtare, kinemave dhe teatrove të ndodhura atje. Kompleksi, që përshkruhet në faqen e internetit të “RWM”-së, si “i pari dhe më i madhi resort i integruar në Filipine”, që ndodhet vetëm pak larg nga Aeroporti ndërkombëtar “Ninoy Aquino”.
Filipinet janë tronditur së fundi nga incidente terroriste, veçanërisht në ishullin jugor të Mindanaos, në qytetin Maraëi të të cilit, forcat qeveritare luftojnë ndaj militantëve të lidhur me Shtetin Islamik për kontrollin e qytetit.
Beteja për Marawin, një qytet kryesisht me myslimanë, ka detyruar të zhvendosen të paktën 70 mijë njerëz dhe deri tani numëron 140 viktima. Lufta nisi javën e kaluar, kur nisi edhe Muaji i Shenjtë i Ramazanit.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...