Është rritur në 167 numri i personave që kanë humbur jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga stuhia tropikale Megi në Filipine, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Inquirer News” në lajmin e saj të bazuar në deklaratën nga Këshilli Kombëtar i Filipineve për Reduktimin dhe Menaxhimin e Rrezikut të Fatkeqësive (NDRRMC), tha se stuhia tropikale Megi goditi vendin më 10 prill.
Ishujt Visayas, ku stuhia Megi e njohur në Filipine edhe si “Agaton” goditi tokën, njoftohet se është rajoni që pësoi më shumë dëme nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga stuhia.
Në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në pjesën lindore të Visayas humbën jetën 151 persona, në pjesën perëndimore të Visayas 11, në Davao 3 dhe në zonën qendrore Visayas 2 persona.
Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë shkaktuar vdekjen e 167 personave dhe plagosjen e 8 të tjerëve. Ndërkohë që nuk ka ende ndonjë informacion për 110 persona të zhdukur.
Për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut janë evakuuar 1.9 milion njerëz ndërkohë 209.162 prej tyre janë vendosur në 959 qendra evakuimi.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, dëmet që stuhia Megi ka shkaktuar për sektorin e bujqësisë kanë tejkaluar 703 milionë pesos filipinase (13 milionë e 480 mijë dollarë amerikanë). Gjithashtu për shkak të stuhisë Megi janë dëmtuar të paktën 17 mijë hektarë tokë bujqësore.
Përmasat e dëmeve të katastrofës në fushën e bujqësisë pritet të qartësohen në ditët e ardhshme. Theksohet se Megi është stuhia e parë tropikale që godet këtë vit Filipinet, vendin e Azisë Juglindore.
Në vitin 2013 mbi 6 mijë persona humbën jetën dhe shkatërrime të mëdha ndodhën për shkak të tajfunit Haiyan në Filipine ku çdo vit regjistrohen mesatarisht 20 stuhi dhe tajfune.
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...