Google ADS

Filipine, rajoni autonom mysliman zgjedh kryetarin e parë të Parlamentit

08:18 | 30 Mars 2019
Arbresh.info

Rajoni autonom Bangsamoro i krijuar së fundmi për myslimanët në jug të Filipineve sot ka zgjedhur kryetarin e parë të Parlamentit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në seancën e parë të Parlamentit, avokati Ali Pangalian Balindong, deputet i mëparshëm për provincën Lanao del Sur nga Mindanao, u emërua kryetar i Parlamentit të rajonit autonom mysliman Bangsamoro në Mindanao (BARMM).

Në seancë mori pjesë edhe kryeministri i BARMM, Al-Hajj Murad Ebrahim, si dhe Hüseyin Oruç, anëtar i Bordit të Administratorëve të Fondacionit Humanitar Turk IHH dhe i Komitetit për Monitorimin e Procesit të Paqes të Myslimanëve Moro.

Oruç për AA tha se Ebrahim që u caktua nga presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, do të administrojë me Autoritetin e Tranzicionit Bangsamoro (BTA) deri në vitin 2022.

BTA ka 80 anëtarë, 41 prej të cilëve janë nga Fronti Çlirimtar Islam Moro ndërsa 39 të tjerë janë caktuar nga qeveria qendrore, sqaron Oruç.

BTA ka fuqi ligjvënëse dhe ekzekutive në rajon, përderisa qeveria qendrore do të mbajë pozitën primare në strukturën nacionale dhe kushtetuese, përfshirë resorët e ndjeshëm siç janë mbrojtja dhe politika e jashtme.

Më herët gjatë këtij viti, u mbajt një referendum historik në jug të rajonit Mindanao me të cilin myslimanët Moro fituan pavarësinë.

Oruç tha se gjatë seancës parlamentare të mbajtur sot, Khalifa Nando u zgjodh guvernator i rajonit autonom.

Qeverisje autonome

Në rajonin e sapokrijuar do të themelohen gjykata të sheriatit pasi qeveria qendrore i transferon autoritetin administrativ qeverisë së Bangsamoro-s në Mindanao.

Në ndërkohë, ujërat territoriale të rajonit Bangsamoro do të menaxhohen bashkë nga qeveria qendrore dhe lokale, ndërsa kjo e fundit do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e resurseve lokale të energjisë.

Myslimanët do të jenë të lirë që të zbatojnë çështjet personale ashtu siç e shohin të përshtatshme, por do të jenë të lidhur me Filipinet sa i përket politikës së jashtme, me një fleksibilitet të caktuar.

Luftëtarët e mëparshëm të Frontin Islam Çlirimtar Moro dhe Frontit Kombëtar për Çlirimin e Myslimanëve Moro do të kenë të drejtë t’u bashkohen forcave zyrtare të armatosura.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme