Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka vazhduar për edhe një vit gjendjen e jashtëzakonshme në rajonin e krahinës autonome Mindanao, e banuar me myslimanë Moro, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendimi për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme është marrë pas votimit në Kongres.
Moro janë bashkësi myslimane e cila jeton në Mindanao, Palawan, Sulu dhe ishujt tjerë jugor filipinas. Përbëjnë rreth 11 për qind të popullsisë së Filipineve, ndërsa Islamin e kanë pranuar në shekullin e 14-të. Myslimanët Moro, rreth 10 milionë, kryesisht jetojnë në rajonet Maguindanaoa, Lanao del Sura, Sulua, Tawi Tawija dhe Basilana.
Pjesëtarët e organizatës terroriste Maute dhe organizatat e afërta me to Abu Sayyaf më 23 maj të vitit të kaluar morën qytetin Marawi dhe që atëherë në këtë qytet janë zhvilluar përleshje mes terroristëve dhe ushtrisë filipinase.
Duterte gjendjen e parë të jashtëzakonshme e vendosi më 23 maj, ndërsa me vendimin e korrikut u vazhdua deri në fund të vitit.
Pas katër dekadash përleshje në të cilën jetën e humbën më shumë se 120.000 persona, rebelët e Frontit për shpëtimin e myslimanëve Moro (MILF) në mars të vitit 2014 nënshkruan marrëveshje paqësore me Qeverinë e Filipineve.
Vitin e kaluar, MILF i propozoi presidentit Duterte miratimin e një ligji që do të siguronte autonomi të gjerë në krahinën myslimane Mindanao dhe ishujt e saj.
Në fund të prillit, Duterte tha se deri në fund të majit ligji do të miratohej ose do të japë dorëheqje në postin e presidentit.
Projekt-ligjin mbi autonominë e Mindanao-s më herët e votoi edhe Senati filipinas dhe Dhoma e Ulët e Parlamentit.
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në një orë, kolona deri n...
Abdixhiku takon 150 bizneset më të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shqipërisë në Kiev dëmtohet nga sulmet ruse
Armenia nga sot njeh zyrtarisht pasaportat e Kosovës
Këshilli Islamik i Rusisë u mundëson poligaminë burrave mysl...
Arsenali ‘arrin marrëveshje’ për transferimin 50 milionësh t...