Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte kërcënoi se do t’i burgosë njerëzit, që nuk pranojnë të vaksinohen kundër koronavirusit.
“Ju zgjidhni, vaksinohuni ose unë do t’ju burgos”, tha Duterte në një fjalim televiziv, pas raporteve për pjesëmarrje të ulët të njerëzve në disa qendra vaksinimi në kryeqytetin Manila.
Komentet e tij bien ndesh me ato të zyrtarëve shëndetësorë, të cilët i kanë inkurajuar qytetarët që të vaksinohen, por thanë se imunizimi është çështje vullneti. Deri në 20 qershor, autoritetet e Filipineve kanë vaksinuar plotësisht rreth 2.1 milionë njerëz. Qeveria e këtij vendi me 110 milionë banorë ka vënë si synim vaksinimin e 70 milionë njerëzve këtë vit.
Duterte, i cili është kritikuar për qasjen e tij të ashpër për frenimin e koronavirusit, po ashtu tha se i mbetet qëndrimit të tij të mëparshëm për mos hapjen e shkollave. Filipinet janë ndër vendet më të goditura nga koronavirusi në Azi, me mbi 1.3 milion infektime dhe 23,000 viktima./REL/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...