Gjykata Supreme e Filipineve do të lejojë një kundërshtim për zgjedhjen e kontestuar të zëvendës presidentit të shtetit, duke i dhënë kështu të birit të diktatorit Ferdinand Marcos një mundësi për të dhënë prova se i ishin vjedhur votat.
Aktivisti i shoqërisë, Leni Roberdo, ishte zgjedhur zëvendës president në maj të vitit 2016, duke fituar kështu 260,000 vota më shumë se djali dhe emnaku i Marcos. I njohur për publikun si BongBong, tha se i ishin vjedhur votat, transmeton arbresh.info.
BongBong kërkoi nga gjykata të bëhet rinumërimi i më shumë se një milion votave në jug dhe anulimi i votimit në tri provinca, ndërsa Roberdo ka kërkuar nga gjykata të refuzojë kërkesën e tij.
Zëvendës presidenti nuk ka një rol të madh në qeverisje dhe mund të jetë përgjegjës vetëm për ndonjë detyrë që mund të i jepet nga presidenti, por disa analistë besojnë se Marcos kërkon këtë post për shkak të pretendimeve për postin e presidentit në të ardhmen./Arbresh.info
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...