Të paktën 75 persona tashmë dihet se kanë vdekur pas një stuhie shkatërruese që goditi Filipinet të enjten.
Super Tajfuni Rai, siç u quajt, me erëra prej rreth 195 km/h (120 mph), bëri që rreth 300,000 njerëz të evakuuohen për të qenë të sigurt, para se të godiste ishujt juglindorë të vendit.
Imazhet fillestare ajrore të rajoneve më të goditura tregojnë dëme të mëdha. Por përcaktimi i shkallës së humbjeve ka rezultuar i vështirë, pasi komunikimi me një sërë zonash është ndërprerë.
Arthur Yap, guvernator i destinacionit popullor turistik Bohol, tha të dielën se më pak se gjysma e 48 kryebashkiakëve të rajonit të tij nuk kishin arritur të lidhnin kontakte ende. Kurse numri aktual i vdekjeve të Bohol është 49, tha Yap, me të paktën 10 të tjerë të zhdukur.
Për të ndihmuar në përpjekjet e kërkimit shpëtimit, mijëra ushtarakë, roje bregdetare dhe personel zjarrfikës janë vendosur në zonat më të prekura të vendit.
Ndërkohë, presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka kryer një inspektim ajror të zonave të shkatërruara nga stuhia. Videot e postuara në mediat sociale nga ndihmësit e tij tregojnë dëme të mëdha në ishujt Siargao, Dinagat dhe Mindanao.
Ndërsa më shumë se 6,000 njerëz patën vdekur pas stuhisë Yolanda, e njohur gjithashtu si tajfuni Haiyan, që kishte goditur vendin në vitin 2013. Ajo mbetet stuhia më vdekjeprurëse e regjistruar në Filipine, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Mesatarisht rreth 20 stuhi dhe tajfune godasin Filipinet çdo vit. Ky i fundit është tajfuni më i fuqishëm që goditi vendin në vitin 2021 dhe erdhi vonë, pasiqë shumica e cikloneve zhvillohen midis korrikut dhe tetorit.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh se rritja e temperaturave globale, e shkaktuar nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga faktori njeri, po bëjnë që tajfunet të bëhen më të fuqishme dhe të forcohen më shpejt.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...