Rrëzimin e akuzave të Suedisë ndaj Julian Assange, Pamela Anderson e kremtoi duke hedhur në “Twitter” “selfie”-n e buzëqeshur të tij.
Flitet prej kohesh për një romancë të aktores dhe themeluesit të “Wikileaks”. Bjondja shpërthyese e “Baywatch”-it e ka vizituar disa herë ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku Assange është ngujuar që prej vitit 2012 për të shmangur arrestimin dhe ekstradimin.
Njeriu që luftoi për pesë vjet dërgimin në Suedi për t’u përballur me akuzat e përdhunimit dhe ngacmimeve seksuale, shihet nga disa si hero kibernetik për faktin se ekspozoi me plaftormën e tij në internet abuzimin e qeverive me pushtetin.
Të tjerë, e konsiderojnë një kriminel që minoi sigurinë e Perëndimit. Paparacët e kanë gjurmuar në mjaft raste Andersonin duke hyrë në ambasadë me ushqime të gatshme me vete.
Por ajo nuk është e vetmja femër e famshme që e ka mbështetur pa hezitim australianin e kërkuar prej Shteteve të Bashkuara për publikimin e mijëra dokumenteve sekrete ushtarake dhe diplomatike. këngëtarja e famshme e popit, Lady Gaga e pat vizituar dhe ajo Assangen brenda ambienteve të ambasadës së Ekuadorit dhe e pati xhiruar për një video, që u rishëprnda këtë javë me qëllimin të shënonte momente e lirimit nga burgu të Chelsea Manning, ushtarit i cili i siguroi “Wikileaks”-it mbi 700,000 dokumente të klasifikuara të ushtrisë amerikane.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...