Parlamenti i shtetit federal gjerman, Mecklenburg-Pomerania, ka nisur një hetim bazuar në një raport anonim se një anëtar i ekstremit të djathtë Alternativa për Gjeërmaninë (AfD) organizoi aheng në sallën plenare të parlamentit, shkruan Nordkurier.
Në një letër anonime thuhet se një përfaqësues i kësaj partie solli disa prostitute në aheng dhe sigurisht që janë konsumuar edhe pije alkoolike, transmeton portal arbresh.info
Një zëdhënës i parlamentit tha gjithashtu se do të “sqarohej nëse kishte ndonjë gjë atje”, domethënë nëse ishte e vërtetë që u organizua festë me prostitute në selinë e parlamentit, të vendosur në kështjellën e qytetit Schëerin.
Festa polemike thuhet se u zhvillua në shtator, një natë pas zgjedhjeve federale.
Schëeriner Volkszeitung ishte medium lokal ishte i pari që shkroi për të, pas së cilës politikani i AfD Thomas Kerl telefonoi dhe akuzoi një nga kolegët e tij se ishte organizatori i dehjes.
Karl iu referua një letre anonime dhe një uebfaqeje erotike.
Besohet se në faqen erotike ka foto të festës, por deri me tani ende nuk dihet se kush është organizatori.
Ne festë partia e esktremit të djathtë festoi 18 përqindëshin e votave në zgjedhjet e Bundestagut, pasi dolën si partia e dytë në shtetin federal në ish-Gjermaninë lindore.
Mediumi gjerman Nordkurier gjithashtu shkruan se rojet e parlamentit dëshmuan se prostitutat e dehura ishin të rregullta në klubet parlamentare dhe se vajzat me veshje të pakta ftohen rregullisht në këso festa.
E njëjta gazetë shkruan se rojet e sigurisë monitoruan përmes kamerave të vëzhgimit sesi një burrë në sallën e madhe të kalasë në Schëerin, ku mbahen seancat plenare, “u argëtua me një ose dy vajza”.
Kreu parlamentar AfD, Nicholas Kramer, i dha një deklaratë Spiegel përmes një zëdhënësi, duke theksuar se akuzat ishin shpifje dhe gënjeshtër./arbresh.info/
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet