Gjermania kujton të shtunën 30-vjetorin e bashkimit dhe dhënien fund të ndarjes me dy shtete. Për shkak të pandemisë së Coronës festimet zhvillohen shumë më të reduktuara, se ishin planifikuar. Ceremonia qendrore zhvillohet në Potsdam paraditen e së shtunës ku fillimisht zhvillohet një meshë me pjesëmarrjen e presidentit Steinmeier, e ku lejohen vetëm 130 vetë dhe më pas në orën 12:00 zhvillohet ceremonia kryesore festive në Hollin Metropolis në Babelsberg me vetëm 230 vetë, aty presidenti gjerman mban fjalimin kryesor me rastin e 30-vjetorit.
Merkel: Uniteti gjerman detyrë e së ardhmes
Në festime merr pjesë edhe kancelarja Merkel. 30 vjet pas bashkimit, kancelarja Merkel e quan unitetin gjerman detyrë të së ardhmes. “Ne do të duhet të angazhohemi ende me shumë fuqi për një unitet të tillë”, tha Merkel të premten në një intervistë me me rrjetit gazetaresk “Redaktionsnetzwerk Deutschland”. Kjo detyrë nuk do të orientohet vetëm nga uniteti mes lindjes dhe perëndimit, “të mbash të bashkuar një vend në shekullin e 21 do të thotë të kesh një masë drejtësie për të gjithë”.
Kancelarja Merkel ka vlerësuar në 30 vjetorin e bashkimit të Gjermanisë, arritjen jetësore të gjermano-lindorëve. Duhet kujtuar se “sa shumë vetë nga RDGJ-së sollën aftësitë e tyre në Gjermaninë e bashkuar, arritën diçka dhe kanë punuar shumë”, tha Merkel, duke treguar mirëkuptim për atë, që një pjesë e qytetarëve nga Lindja janë ndjerë si qytetarë të dorës së dytë. Për këtë ka pasur shkaqe, si “humbja e shanseve të jetës për shembull”, tha ajo, por shikon progres të madh në afrimin e standardeve jetësore në lindje dhe perëndim.
Të premten në Bundestag në një seancë me rastin e 30 vjetorit të bashkimit gjerman u debatua mbi zhvillimin e standardit jetësor Lindje Perëndim. Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz e cilësoi bashkimin e Gjermanisë si “histori suksesi”. Shumë thonë sot se “ky është një vend, kësaj ia kemi arritur”, por ka shumë për të bërë sidomos në drejtim të dallimeve në rroga dhe pensione, tha ai.
la/ag
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç