Tubimi qendror mbahet në Ankara para selisë së AK Partisë ku pritet edhe arritja e Erdoğanit, ku nga ballkoni i godinës do t’u drejtohet të pranishmëve
Në rrugët e qyteteve të mbarë Turqisë kanë dalë një numër i madh i qytetarëve të cilët kremtojnë fitoren zgjedhore të Recep Tayyip Erdoğan dhe partisë së tij të Drejtësisë dhe Zhvillimit (AK Parti) në zgjedhjet e sotme në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas rezultateve preliminare pas 97 për qind të votave të numëruara Erdoğan në garën presidenciale udhëheq me 52.6 për qind të votave të fituara, ndërsa Aleanca Popullore në përbërje të së cilës janë AK Parti dhe Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) fituan 53.6 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare.
Erdoğan në Stamboll iu drejtua opinionit duke falënderuar votuesit për besimin dhe porositi se me afër 90 për qind të pjesëmarrjes në zgjedhje, Turqia edhe njëherë botës i ka mbajtur leksion për demokraci.
Mijëra simpatizantë të Erdoğan dhe AK Partisë dolën në rrugët e qyteteve të Turqisë, përfshirë Stambollin, Ankaranë, Erzurum, Izmirin, Bursa dhe Konya.
Tubimi qendror mbahet në Ankara para selisë së AK Partisë ku pritet edhe arritja e Erdoğanit, ku nga ballkoni i godinës do t’u drejtohet të pranishmëve.
Zgjedhjet e sotme në Turqi kaluan nën masa të përforcuara të sigurisë dhe pa incidente të mëdha.
Bëhet fjalë për zgjedhje historike pas së cilave Turqia kalon nga sistemi parlamentar në atë presidencial.
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...