Më shumë se 320.000 fëmijë nga Arakani të cilët kanë ikur në Bangladesh jetojnë në kushte të tmerrshme nëpër kampe refugjatësh.
Janë të rrezikuar më shumë se 320.000 fëmijë nga Arakani të cilët janë arratisur nga Birmania në Bangladeshin fqinj prej fillimit të valës së re të dhunës më 25 gusht, dhe të cilët gjeden në kampe refugjatësh ku jetojnë në kushte jonjerëzore, lajmëron Anadolya.
Sipas të dhënave të Fondit të Kombeve të Bashkuara për fëmijë, çdo javë në Bangladesh kalojnë rreth 12.000 fëmijë, të cilët, bashkë me familjet e tyre janë të detyruar t’i braktisin vatrat e tyre dhe të kërkojnë shpëtim në Bangladesh.
Në raportin e fundit UNICEF’i përkujton se çdo ditë Arakanin e braktisin rreth 1.800 fëmijë myslimanë.
Supozohet se deri tani janë vrarë së paku 3.000 civilë, ndërsa në “rrugën e shpëtimit” shumë prej tyre kanë humbur jetët apo e kalojnë një dramë të vërtet duke ecur nëpër baltë, ujë dhe rajone “të pakalueshme”.
Drejtori i përgjithshëm i UNICEF’i Anthony Lake ka përkujtuar se kampi i refugjatëve gjendet në Cox’s Bazaar në Bangladesh, dhe se shumica e fëmijëve të Arakanit kanë parë dhe përjetuar tmerre të cilët asnjë fëmijë kurrë nuk duhet të sheh.
Të gjithë, sipas tij, kanë përjetuar humbje dhe dhembje të madhe.
Lake ka theksuar se këta fëmijë kanë nevojë urgjente për ndihmë në ushqim, ujë të pijshëm dhe furnizime mjekësore.
Gjithashtu kanë nevojë edhe për ndihmë psikologjike. Sipas raportit të UNICEF’it, prej 582.000 mysliman arakanik, sa gjenden në Bangladesh, rreth 320.000 janë fëmijë.
Rrezik, në mes tjerash, paraqesin edhe sëmundjet të cilat po paraqiten prej ujit të ndytë. Është theksuar se ekziston rreziku nga kolera.
Kombet e Bashkuara pretendojnë se ka nevojë që të krijohet një fond prej 434 milionë dollarësh për ndihmë myslimanëve të Arakanit. Përkundër thirrjeve të KB, nga vendet donatore deri tani janë mbledhur 106 milionë dollarë.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?