Pavarësisht koncesioneve nga Brukseli, zemërimi i fermerëve në Bashkimin Europian nuk po shuhet, veçanërisht në Francë ku bllokadat e rrugëve do të vazhdojnë për të katërtën ditë radhazi.
Edhe pse protestat e fermerëve nuk janë në axhendën zyrtare për samitin e Brukselit, qindra traktorë pritet të vendosen përpara Parlamentit Europian sot, sipas organizatorëve.
Large police forces have been called in to be stationed in front of the European Parliament in Brussels as the first tractors of a large caravan of protesting Belgian farmers start to arrive by the parliament.
Via @Jorgebuxade pic.twitter.com/W1WWxIhTAd
— Visegrád 24 (@visegrad24) February 1, 2024
Ditën e djeshme, në prag të samitit europian, fermerët francezë dhe belgë bllokuan një pikë kalimi në kufirin mes dy vendeve.
Në Francë, situata u përshkallëzua edhe më shumë mbrëmjen e së mërkurës, me arrestimet e para të fermerëve që donin të bllokonin tregun Ranji, qendrën ushqimore të rajonit të Parisit.
Protesting Belgian farmers have entered central Brussels in their tractors and are now heading toward the European Parliament.
Reports of first barricades and fires on the square (Lux) in front of the Parliament building.
Via @herqles_es pic.twitter.com/dDP4qPc9WR
— Visegrád 24 (@visegrad24) February 1, 2024
Gjithsej 91 persona janë arrestuar në orët e vona të pasdites pas një bastisjeje në ambientet e këtij tregu me shumicë, pas dëmëve të shkaktuara.
Ndihma e shpallur dje nga qeveria franceze dhe koncesionet e Komisionit Europian dhe importet nga Ukraina, duket se nuk i kënaqen fermerët, të cilët po mobilizohen edhe në Itali, Spanjë dhe Gjermani.
Downtown Brussels right now. Hundreds of tractors heading to the EU for the farmer’s protests, some towing campers. #FarmersProtest2024 #Farmerprotest pic.twitter.com/yMrwH7sWRv
— Jonathon Van Maren (@JVanMaren) January 31, 2024
Në Itali, mijëra fermerë, nga Sardenja në Piemonte (Piemonte), demonstruan sërish dje.
Konfederata kryesore e fermerëve italianë, Coldiretti, planifikon të udhëtojë sot në Bruksel me rreth një mijë fermerë nga Italia për të denoncuar “çmendurinë që kërcënon bujqësinë”.
Edhe fermerët portugezë kanë bërë thirrje për mobilizim mëngjesin e sotëm në rrugët e vendit me traktorë./abcnews.al
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...