Fermerë nga një sërë vendesh të Evropës protestuan sot jashtë zyrave qendrore të Bashkimit Europian në Bruksel, duke bllokuar hyrjet e disa rrugëve me traktorë, duke hedhur lëndë plasëse në drejtim të policisë dhe duke ndezur zjarre, ndërsa u kërkojnë udhëheqësve të Bashkimit Evropian që t’u ofrojë mbështetje përballë rritjes së çmimeve, të taksave dhe rregullave evropiane që sipas tyre po u shkaktojnë vështirësi.
Protesta mbahet në një kohë që udhëheqësit evropianë janë mbledhur në Bruksel për një takim të nivelit të lartë.
Ajo shënon kulmin e protestave të fermerëve që janë përhapur në shtete evropiane që nga Italia, Spanja, Greqia, Portugalia, Franca e të tjera, që thonë se po vuajnë pasoja të rënda për shkak të rritjes së kostove të lëndëve kimike për të mbjellat e tyre, kostove për energjinë dhe konkurrencës me produktet më të lira të importit.
Protestat në Evropë po mbahen ndërkohë që djathta ekstreme, që po gëzon rritje të mbështetjes nga fermerët, po synon të arrijë fitore në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, që do të mbahen në muajin qershor.
Komisioni Evropian njoftoi të mërkurën planet për të mbrojtur fermerët nga mallrat më të lira të importit nga Ukraina gjatë periudhës së luftës si edhe të lejojë femerët që të pordorin toka, që deri tani ishin lënë djerrë për arsye mjedisore.
Megjithatë fermerët thonë se këto masa nuk janë të mjaftueshme, pasi ata po përballen me taksa të larta dhe me konkurrencë të pandershme nga jashtë.
Mbetet ende e paqartë nëse 27 udhëheqësit e vendeve të BE-së do të japin propozime konkrete në takimin e sotëm lidhur me kërkesat e fermerëve./voa
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale