Rrezet e diellit ndriçuan fytyrën e statujës së faraonit të lashtë egjiptian Ramses II, një fenomen diellor i cili zgjat për 20 minuta dhe që ndodh dy herë në vit në tempullin Abu Simbel, i vendosur në qytetin egjiptian të Aswanit, shkruan Anadolu Agency (AA).
Çdo 22 shkurt dhe 22 nëntor, dielli kalon mbi hyrjen e tempullit, duke lëshuar rrezet e tij mbi fytyrat e statujës së faraonit dhe shokëve të tij.
Fenomeni, i cili ndodh më datën 22, dy herë në vit, përkon me kohën e mbjelljes dhe të korrjes në Egjipt.
Faraoni i tretë i dinastisë së 19-të të Egjiptit, Ramsesi II, sundoi me perandorinë egjiptiane në periudhën mes viteve 1279 dhe 1213 para erës sonë.
Ky fenomen diellor, për herë të parë u zbulua në kohërat moderne, më saktësisht në vitin 1874 nga eksploruesja angleze Emilia Edwards, një përvojë të cilën regjistroi në librin e saj të botuar “A Thousand Miles Above the Nile”.
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’