Një grup feministesh ka organizuar një protestë lakuriq në Paris, gjatë vizitës së Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Sipas tyre protesta është zhvilluar për të shprehur pakënaqësitë ndaj të drejtave të njeriut në Turqi, transmeton portali arbresh.info
Protesta u zhvillua pranë Pallatit Elysee, pak para se delegacioni nga Turqia të arrinte për bisedime me homolgun e tij francez, Emmanuel Macron.
Katër aktiviste që u paraqitën të veshura si kamariere, e kanë “përshëndetur” Presidentin e Turqisë duke i ofruar “një drekë” të quajtur “dreka e kanibalit”.
Në “menynë” që njëra nga to mbante në dorë, kishte opcione të tilla si “kurdë të coptuar”, “puding me homoseksualë”, “gazetarë të rrahur” dhe “pjata tjera”.
Lëvizja “FEMEN” u themelua në Ukrainë në vitin 2008, duke bërë shumë shpejt bujë për shkak të kundërshtimeve fetare, qeverisë dhe institucioneve publike. Në vitin 2013 ato u larguan nga Ukraina, për shkak të “frikës për jetën”.
Selia kryesore e grupit “FEMEN” aktualisht është e vendosur në Paris./arbresh.info/
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...
‘Zjarr’ në shtëpinë e BBVK, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t...
Zelensky: Ne duam t’i japim fund konfliktit me Rusinë në vit...
Slot shpjegon arsyen pse Chiesa nuk po luan te Liverpooli, n...
BQK dhe Banka e Italisë me marrëveshje për projektin për pag...