Vazhdon pritja e vështirë e mijëra personave rreth Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai, porta e vendit që hapet jashtë, pasi talebanët e morën nën kontroll kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, raporton Anadolu Agency (AA).
Fëmijët janë ndër viktimat më të mëdha të temperaturës që tejkalon 35 gradë, etjes dhe trazirave në rajon.
Fëmijët, të cilët ndonjëherë luajnë lojëra pavarësisht nga kaosi rreth tyre, dhe ndonjëherë nuk duan të largohen nga familjet e tyre për shkak të tensionit që përjetojnë, gjithashtu janë në rrezik të shtypen për shkak të rrëmujës përreth aeroportit.
Ushtarët turq të Komandës së Task Forcës Turke të Afganistanit gjatë patrullimit të tyre shpërndajnë ujë dhe ushqim, atyre që presin në pikat e kontrollit të aeroportit për evakuim.
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...