Një regjisor gjerman ka nisur një ecje prej 1400 km nga Parisi në Berlin, në përpjekje për të mbledhur mbështetje që t’u bëhet thirrje deputetëve të BE-së që t’u japin shtëpi fëmijëv të pashoqëruar.
Grig Richters filloi “hap pas hapi” në Arc de Triomphe të shtunën në mëngjes dhe do të bëjë më shumë se dy duzina ndalesa përpara se të arrijë destinacionin e tij përfundimtar në Portën e Brandenburgut të Berlinit më 1 dhjetor, transmeton portali arbresh.info
Regjisori tha se planifikoi marshimin për të treguar solidaritet me refugjatët në Europë, dhe veçanërisht me fëmijët e pashoqëruar në kampe si Moria në Greqi.
“Ne duhet t’i tregojmë botës se ne kujdesemi për njëri-tjetrin dhe se nuk tolerojmë urretje”, tha ai.
Ai u ka bërë thirrje njerëzve që të marshojnë me të dhe të nënshkruajnë një peticion, të cilin ai e ka në plan ta paarqesë në BE.
“Unë tashmë jam në kontakt me dhjetra familje kujdestare që do t’u jepnin këtyre fëmijëve shtëpi. Nëse qëndrojmë të bashkuar situata mund të ndryshojë”, tha ai.
Ritchers është duke u përpjekur që të mbledhë 1,500 euro për ushqim dhe akomodim gjatë udhëtimit, si dhe para shtësë me të cilat do të krijojë një fond emergjence për fëmijët refugjatë./arbresh.info/
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...