Propozimet nuk parashikojnë asnjë përjashtim për pëlqimin prindëror dhe asnjë përjashtim për llogaritë para-ekzistuese.
Projekt-ligji do të ndikonte në platformat Instagram dhe Facebook, TikTok , X dhe Snapchat.
Megjithatë fëmijët do të kenë akses në mesazhe, lojëra në internet dhe shërbime të lidhura me shëndetin dhe arsimin.
Qeveria e udhëhequr nga Anthony Albanese argumentoi se përdorimi i tepërt i mediave sociale paraqet rreziqe për shëndetin fizik dhe mendor të fëmijëve, veçanërisht për vajzat nga përcaktimet e dëmshme të imazhit të trupit dhe përmbajtjet mizogjene.
Një numër vendesh tashmë janë zotuar të kufizojnë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët përmes legjislacionit, por politika e Australisë është një nga më të rreptat.
Franca vitin e kaluar propozoi një ndalim të mediave sociale për ata nën 15 vjeç, por përdoruesit mundën ta shmangnin ndalimin me pëlqimin e prindërve. Gjithashtu Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar për dekada nga kompanitë e teknologjisë që të kërkojnë pëlqimin e prindërve për të hyrë në të dhënat e fëmijëve nën 13 vjeç.
Zhduket një grua në Ferizaj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...
Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë: Vota juaj është ...
MCA, Kurti: Ndikimi nga projekti i baterive do të jetë i men...
Zyrtari i lartë amerikan arrin në Kosovë, pritet në takim ng...