Të kapur për dore me të rriturit dhe duke mbajtur çanta shpine, fëmijët nga Izraeli jugor nisën vitin shkollor në zonën turistike të Detit të Vdekur Ein Bokek, ku ata do të përpiqen të rifillojnë një rutinë normale në një shkollë të improvizuar pasi komunitetet e tyre u sulmuan nga Hamasi më 7 Tetor.
Nxënësit e shkollave fillore morën pjesë në një ceremoni të shkurtër hapjeje, pas së cilës ata u mblodhën në klasa të improvizuara të cilat u ndërtuan shpejt në atë që dikur ishte një dhomë me diell për të ndjekur ditën e tyre të parë të shkollës në më shumë se një muaj.
Drejtoresha e shkollës fillore, Alexandra Kopatch, për Reuters shrpehet se dy nga 520 nxënësit e saj po mbahen peng nga Hamasi në Gaza.
“Kjo është dita jonë e parë në shkollën fillore, ne jemi shumë të emocionuar që hapim shkollën për fëmijët e Eshkolit. Jemi shumë të lumtur dhe gjithashtu pak të trishtuar sepse nuk jemi të gjithë bashkë këtu.”
Fëmijët, nga këshilli rajonal izraelit jugor i Eshkolit që strehon 28 komunitete pranë kufirit të Gazës, iu bashkuan nxënësve të shkollave të mesme që filluan të ndiqnin shkollën javën e kaluar.
“Djali im është i emocionuar që është këtu dhe në të njëjtën kohë ai është nervoz dhe dëshiron që prindërit e tij të jenë me të dhe shpresoj se ai do të ndihet i sigurt këtu.”
Pjesa tjetër e studentëve tani janë të shpërndarë në të gjithë vendin në hotele, pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan nga militantët e Hamasit, sulm që la 1500 të vdekur. 240 të tjerë u morën peng nga militantët, ndërsa të tjerët u evakuuan nga shtëpitë e tyre.
Ndërkaq familjet e izraelitëve që mbahen peng nga Hamasi në Rripin e Gazës filluan një marshim pesë-ditor të martën nga Tel Avivi në Jerusalem për të kërkuar që qeveria të bëjë më shumë për të siguruar lirimin e pengjeve.
“Qeveria jonë duhet të bëjë gjithçka për t’i liruar. Përndryshe, ne do të jemi një vend i plagosur. Nuk do të ketë asnjë fitore, nëse nuk lirohen.
Ata u rrëmbyen, nuk bënë asgjë, e dini, ishte qeveria që duhej t’i mbronte, shoqëria që duhej t’i mbronte. Ne dështuam dhe duhet të bëjmë gjithçka për t’i sjellë në shtëpi.”
Kryeministri Benjamin Netanyahu po përballet me kritika të ashpra nga familjarët që nuk kanë bërë më shumë për të siguruar lirimin e tyre, ndërsa ushtria izraelite vijon inskursionin në Gaza për të shkatërruar Hamasin.
100 njerëz, duke filluar nga fëmijët e vegjël deri te të moshuarit të pranishëm kur marshimi u nis nga qendra e Tel Avivit, përballë Ministrisë së Mbrojtjes.
Sipas organizatorëve, marshimi pritet të mbulojë rreth 63 kilometra në të cilin marshuesit do të ndalen në disa vende të zgjedhura përpara se të arrijnë në zyrën e kryeministrit Netanyahu brenda pesë ditëve.
Krahu i armatosur i grupit militant palestinez Hamas deklaroi në fillim të kësaj jave se ishte gati të lironte deri në 70 gra dhe fëmijë pengje në këmbim të një armëpushimi pesë-ditor dhe lirimit të 275 grave dhe fëmijëve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyhau deri më tani ka hedhur poshtë çdo bisedë për një armëpushim, duke thënë se do të ishte i gatshëm të ndalonte luftimet vetëm nëse të gjithë pengjet lirohen./Klan News
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...