Fëmijët fluturonin sot balona pranë plazhit të qytetit të Gazës, secila me portrete të 66 fëmijëve që u vranë në krahinën palestineze nga sulmet ajrore të izraelit, gjatë konfliktit të fundit mes shtetit hebre dhe militantët palestinezë të Hamas.
Shifra përfundimtare e viktimave të sulmeve izraelite mbi territorin e rrethuar të Rripit të Gazës pas armëpushimit mes Izraelit e Hamas ishte 248, duke përfshirë 66 femije e 39 gra, sipas shifrave të ministrisë palestineze të shëndetësisë.
Të paktën 1,948 njerëz u plagosën, gjatë 11 ditëve të sulmeve ajrore izraelite, pas të cilave hyri në fuqi armëpushimi i ndërmjetësuar nga Egjipti.
Ushtria izraelite nisi sulmet ajrore mbi Gaza më 10 maj duke lënë pas një gjurmë të gjerë shkatërrimi mbi territorin bregdetar, ndërsa pretendonte se po godiste militantet e Hamas, tunelet e nendheshme dhe pozicionet e tyre, pas sulmeve të tyre me raketa ne territorin e Izraelit, te cilat sipas raportimeve lanë të vdekur 10 civile.
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...