Amina është ulur në shtratin e improvizuar për një kontrollë mjeksore që ka të bëjë me plagët e saj. Flokët e saj bjonde kanë marrë ngjyrë tjetër nga pluhuri.
Kështu e fillon artikullin “The Telegraph”, në të cilin flet për fëmijët që u nxorrën nga rrënojat e qytetit të vjetër të Mosulit, transmeton portali arbresh.info
Kur Amina u pyet se ku ishin prindërit e saj, ajo u përgjigj se ata ishin bërë ‘martirë’.
Duke folur pak arabisht, mjekët besojnë se ajo është vajza e një militant të Shtetit Islamik që vdiq në betejë.
Dhjetëra fëmijë janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e Mosulit gjatë ditëve të fundit. Shumica prej tyre janë fëmijë të militantëve të Shtetit Islamik.
Komandantët thonë se shumica e tyre janë vrarë në ditët e fundit, pasi nuk ‘pranuan’ të dorëzoheshin.
Në mesin e jetimëve të gjetur nën rrënoja, është gjetur edhe një djalë që po largonte urinë duke ngërë mish të gjallë nga toka.
Gjatë tre ditëve të fundit, UNICEF ka deklaruar se ka parë një numër në rritje të fëmijëve jetimë që vijnë në mjediset mjeksore. Disa foshnja janë gjetur nëpër kazanë të mbeturinave.
“Megjithëse beteja për Mosulin ka përfunduar, plagët e thella fizike dhe mendore që kanë marrë këta fëmijë do të kërkojnë kohë që të shërohen”, ka deklaruar Hamida Ramadhani, zëvëndespresidnte e UNICEF-it në Irak./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...