Një djalë trevjeçar dhe vëllai i tij një vjeç ishin të vetëm për ditë të tëra, pasi i mbijetuan një vetëaksidenti ku nëna e tyre mbeti e vdekur në Arkansas.
Djali i madh u gjet të hënën, pasi autoritetet morën një thirrje për djalin që ishte parë i vetëm në zonën rurale të autostradës në afërsi të Camden, Arkansas, transmeton portali arbresh.info.
Vogëlushi ishte i mbuluar nga prerje dhe grithje dhe dukej se ishte jashtë për një kohë të gjatë.
“Mund të shihej që ishte jashtëzakonisht i traumatizuar”, tha detektivi Nathan Greeley për CNN.
Zyrtarët pastruan djalin, i dhanë për të ngrënë dhe ia ndërruan rrobat si dhe shpërndanë një përshkrim të tij për ta gjetur familjarët.
Një anëtar familjeje kontraktoi zyrën e sherifit dhe u tregoi se duhet të jetë diku afër edhe djali tjetër.
Familjari gjithashtu tha se nëna e fëmijës nuk është parë qëkur kishte shkuar për pazar të enjten.
Duke kërkuar nëpër zonën ku u gjet 3-vjeçari, oficerët gjetën një makinë të rrokullisur në një lëndinë.
Njëvjeçari u gjet brenda veturës ende i lidhur me rripin e sigurisë. Ai ishte ende me vetëdije, ku u dërgua në një spital lokal.
Në afërsi, efektivët zbuluan trupin e një gruaja e cila kishte fluturuar nga makina. Viktima u identifikua si Lisa Holliman, 25 vjeçe.
Familja e Lisës në spital e kuptoi se bija e tyre kishte qenë shtatzënë në javën e katërt.
“Kemi humbur dy persona”, tha James Holliman, babai i saj.
Të dy djemtë kishin pësuar dehirdratim, sipas KARK. Ata më t’u përmirësuan iu dërguan familjarëve./Arbresh.info/
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...