Ata do të duhej të ishin në shkollë, por njësoj si mijëra fëmijë të tjerë të Sirisë, vëllezërit Jaëad dhe Yazan janë të detyruar të punojnë çdo ditë për ta përkrahur financiarisht familjen.
Sidoqoftë, kjo nuk është punë e zakonshme. Dy djemtë, njëri 8 e tjetri 15 vjeç, hapin varre në një nga vendet më vdekjeprurëse në botë tash për tash.
“I ndihmoj babait tim kur dikush kërkon nga ai të hapë ndonjë varr, e hapim varrim së bashku me të dhe pastaj e mbushim me dhe, ndërsa në fund e pastrojmë vendin. I ujisim pemët dhe lulet dhe bëjmë gjithçka që na kërkon babai”, tha djali më i vogël.
“Nuk kam frikë të punoj këtu, sepse ata janë të vdekur, Zoti pastë mëshirë ndaj shpirtrave të tyre dhe shpirtrave tanë, gjithashtu”, tha djaloshi gjatë një interviste për organizatën “Save the Children”, e cila merret me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Djemtë punojnë në hapjen e varreve së bashku me babanë e tyre, i cili quhet Ghassan, në periferi të Idlibit.
Më shumë se 500 njerëz janë vrarë vetëm në dy muajt e fundit gjatë sulmeve të kryera nga forcat siriane dhe ruse në këtë rajon. Në mesin e personave të vrarë ishin edhe 130 fëmijë, shkruan “Independent”./ Express.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...