Bashkë me pamjet nga spitali, autoritetet tajlandeze publikuan edhe detaje të tjera të operacionit dramatik për shpëtimin e tyre, që mbajti botën me frymën pezull.
Zhytësat që kryen operacionin treguan se futbollistët e vegjël u droguan rëndë, para se shpëtimi i tyre të kryhej, në mënyrë që të mos trembeshin gjatë zhytjes në tunelet e rrezikshme të shpellës.
“Tani që rreziku kaloi mund të bëjmë shaka dhe ju siguroj se ata djem nuk do të argëtohen kurrë më shumë sesa gjatë zhytjes në shpellë”, citohet një zyrtar anonim nga mediet.
Gjithashtu, mësohet se djemtë dhe trajneri i tyre mbijetuan për 9 ditë para se të gjendeshin duke pirë ujin që rridhte nga muret e shpellës. Djemtë u pajisën gjithashtu me skafandra zhytjeje, që mbulojnë gjithë kokën dhe jo maskat tradicionale që janë mjaft të vështira për fillestarët.