Një vajzë dyvjeçare me origjinë kurdë ka vdekur, pasi policia belge ndoqi një furgon që po barte emigrantë ilegalë, raportojnë mediat lokale.
Prokurorët thonë se vdekja e vogëlushes nuk ishte si rezultat i të shtënave me armë nga policia, transmeton portali arbresh.info.
Hetimi mbi shkaktarët e vdekjes tashmë ka nisur në Belgjikë.
Efektivët thuhet se kanë hapur zjarr mbi mjetin kur u përpoqën t’i ndalonin, por zyrtarët thonë se vajza nuk vdiq nga plagët me armë zjarri.
“Nuk ishin të shtënat me armë të policisë shkaktari i vdekjes së vajzës”, Belga citon prokurorin lokal Frederic Barseau të ketë thënë.
Bariseau tha se një autopsi ishte duke u kryer për të përcaktuar shkakun. Ai nuk pranoi të konfirmonte raportet se vajza ose fëmijët e tjerë kishin dalë nga dritarja e furgonit gjatë ndjekjes./Arbresh.info/
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...