Fëmija i burgosur palestinez kujton arrestimin dhe poshtërimin

00:40 | 17 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Një i mitur palestinez ka kujtuar arrestimin dhe poshtërimin e tij nga ushtarët izraelitë gjatë protestave kundër vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të njohur Kudsin si “kryeqytet të Izraelit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Fawzi al-Juneidi, 16 vjeç, u arrestua javën e kaluar në qytetin Hebron në Bregun Perëndimor dhe u zvarrit nga dhjetëra ushtarë izraelitë të armatosur rëndë. Ai që atëherë është mbajtur në paraburgim nga Izraeli derisa një avokat arriti ta takonte në burgun ushtarak Ofter.

Avokati Maamoun al-Hashim, tha se sipas një deklarate nga Shoqata Palestineze e të Burgosurve, 16 vjeçari ishte sulmuar nga dhjetëra ushtarë, të cilët vazhduan ta goditnin dhe fyenin duke e shtrirë në tokë.

“Unë u lidha me fasha plastike dhe u tërhoqa zvarrë me sy të lidhur”, citohet në deklaratë të ketë thënë Fawzi al-Juneidi, Ai tha se ishte mbajtur në një dhomë të errët, ku dhe është rrahur. “Ndjeva se do të bie pa ndjenja si rezultat i torturës”, tha ai.

Paraburgimi i al-Juneidit është zgjatur deri më 18 dhjetor. Sipas Shoqatës Palestineze të të Burgosurve, rreth 300 fëmijë vazhdojnë të mbahen në objektet e ndalimit në të gjithë Izraelin.

Vendimi i presidentit Trump për të njohur Kudsin si “kryeqytet të Izraelit” ka shkaktuar një valë proteste në territoret palestineze dhe në disa vende arabe dhe myslimane. Kudsi mbetet në zemër të konfliktit Palestinë-Izrael, me palestinezët duke shpresuar që Kudsi Lindor, tani i pushtuar nga Izraeli, mund të shërbejë si kryeqytet i një shteti palestinez.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme