Google ADS

Felix Lindner folës kryesor në Hacktivity konferencën e 12-të me radhë

12:33 | 14 Shtator 2015
Arbresh Info

Më 9 dhe 10 Tetor, 2015 për herë të 12-të do të mbahet konferenca më e madhe e hakerëve në Evropën Qendrore dhe atë Lindore. Hakerë dhe ekspertë të njohur nga dhjetë shtete të ndryshme do të marrin pjesë gjatë dy ditëve sa do të zgjasë kjo konferencë në të cilën pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndjekin prezantime tepër interesante.

Hacktivity 2015 është konferenca e 12-të me radhë. Një e arritur e jashtëzakonshme, duke pasur parasysh edhe faktin se pjesëmarrja në të është rritur çdo vit. Ata që do të kenë rastin të marrin pjesë në këtë konferencë do të mund të ndjekin mbi 30 prezantime dhe 4 punëtori (workshops) nga fusha të ndryshme të teknologjisë informative, zbulime të reja, teknika të reja dhe zgjidhje për probleme të ndryshme. Do të ketë edhe gara të ndryshme nga fusha e sigurisë kompjuterike si dhe ndeja në mbrëmje.

Felix Lindner Këtë vit folës kryesor në Hacktivity do të jetë Felix Lindner, i njohur si „FX” në komunitetin e hakerëve, i cili është themelues i  Recurity  Labs. Prezantimi i tij do të jetë befasi për pjesëmarrësit prandaj deri ditën e mbajtjes së konferencës nuk do të dihet se çfarë  teme do të  prezantohet Felix Lindner. Sipas Felix-it hakingu ka ndryshuar ngase tani një lëshim sigurie mund t’i kushtoj me miliona  dollarë  ushtrive apo agjencive tjera shtetërore në mbarë botën.

Felix duke qenë pjesë e kompanive më të mëdha botërore ka kontribuar mjaft shumë për fushën e sigurisë kompjuterike. Ai ka një  përvojë të jashtëzakonshme nga kjo fushë dhe pjesëmarrësit përveç që do të mund të ndjekin prezantimin e tij do të kenë mundësi  edhe  të bisedojnë me të.

Përveç Felix-it do të ketë edhe folës të tjerë të njohur siç është Marina Krotofil e cila gjatë prezantimit të saj do të demonstroj se si përmes sulmit kibernetikë mund të shkatërroj një kompani.

Në kohën të cilën ne jetojmë pothuajse çdo gjë mund të hakohet dhe as pajisjet e mençura nuk bëjnë përjashtim. Axelle Apvrille do të shpjegojë se sa pak njohuri kemi rreth rreth sigurisë së pajisjes së mençur për fitnes „Fitbit Flex” dhe do të demonstrojë se si mund të hakohen këto pajisje.

Analizimi i programeve keqdashëse dhe sistemet anti-APT do të vihen nën mikroskop gjithashtu. Zoltán Balázs do të flasë në lidhje me metodat e detektimit të programeve keqdashëse ndërsa Boldizsár Bencsáth do të dëshmoj se edhe produktet e shtrenjta të sigurisë mund të anashkalohen me metoda të thjeshta dhe do të demonstrojë se si vitin e kaluar kishin arritur të hakonin sistemet anti-APT.

Attila Marosi dhe Omer Coscun do të informojnë pjesëmarrësit në lidhje me viruset dhe programet keqëdashëse të sponsorizuara nga nga agjencitë shtetërore të vendeve të ndryshme. Edhe këtë vit Attila do të marrë pjesë, pas prezantimit tepër të suksesshëm në lidhje me FinFisher vitin e kaluar, ndërsa Omer do të flasë në lidhje me programin keqdashës të njohur si Regin i cili sulmon rrjetet GSM.

Punëtoritë (workshops) e ndryshme do të mbahen paralelisht me prezantimet dhe pjesëmarrësit e interesuar mund të marrin pjesë në nëse dëshirojnë të rrisin njohuritë e tyre duke parë nga afër metodat që prezantohen nga instruktorët e ndryshëm.

Këtë vit Hacktivity do të organizojë edhe një takim të organizuar nga Deloitte që do të mbahet në restorantin Larus. Takimi do të udhëhiqet Iván Bedő (HVG magazine). Në këtë takim do të diskutohet në lidhje me rolin e institucioneve arsimore në edukimin e studentëve në fushën e sigurisë kompjuterike si dhe bashkëpunimin e këtyre institucioneve me kompanitë e ndryshme teknologjike.

Pjesëmarrësit e interesuar të marrin njohuri nga fusha e sigurisë kompjuterike mund të ndjekin kurset e organizuara nga Hackerspace në Budapest. Për dhjetë personat më të dalluar nga këto kurse do të ofrohen dhjetë bileta për të qenë pjesë e Hacktivity 2015.

Pra ka mbetur më pak se një muaj për fillimin e konferencës që do të mbahet në Qendrën Kulturore MOM të Budapestit dhe ata që dëshirojnë të marrin pjesë mund të blejnë biletën me zbritje që ofrohet deri më 15 Shtator në ueb faqen zyrtare të konferencës, ndërsa agjendën dhe prezantimet që do të mbahen mund t’i gjeni këtu. Për informata tjera mund të drejtohuni edhe tek faqja e konferencës në rrjetin social Facebook.

Portali arbresh.info është sponsor medial i konferencës dhe do të i’u informojë për çdo gjë në lidhje me këtë konferencë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme