Google ADS

FBI publikon pamjet e burrit që kishte vendosur bombat para selisë së partisë Republikane dhe asaj Demokratike – një natë para sulmit në Capitol

13:21 | 10 Mars 2021
Arditë Shkodra

FBI ka publikuar pamjet e reja të dyshuarit që kishte vendosur lëndë të improvizuara shpërthyese para Këshillit të Repulikanëve dhe Demokratëve, një natë para sulmit në Capitol, shkruan CNN.

Një person i maskuar me kapelë, gjatë 5 janarit kishte vendosur dy bomba në afërsi të selisë së partisë Republikane dhe asaj Demokratike, transmeton Telegrafi.

Në video shihet se si në një moment ndalet për të pastruar syzet. Në anën tjetër FBI lut qytetarët që kanë informacione për kapjen e tij t’ju telefonojnë, madje ka ofruar një shpërblim prej 100 mijë dollarëve.

“Shpresojmë që me publikimin e pamjeve do ta ndihmojmë dikë për ta identifikuar të dyshuarin”, ka thënë Steven D’Antuono, ndihmës-drejtor në FBI.

Njësitet speciale rreth orës 13 të 6 janarit, kishin gjetur bombat, përkatësisht në kohën kur turma e mbështetësve të presidentit Donald Trump ishin futur në ndërtesën e Kongresit amerikan.

Megjithatë ende nuk dihet se pse këto bomba nuk kishin shpërthyer. Një prej teorive është se orët në mjetet shpërthyese ishin programuar gabimisht, kurse një tjetër – se ka mundur të ketë pasur probleme me bateritë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme