Krimet e urrejtes në Shtetet e Bashkuara kanë shënuar rritje me 17 përqind në vitin 2017, që sipas FBI, konsiderohet viti i tretë rradhazi për nga sulmet e motivuara.
Agjencitë e zbatimit të ligjit raportuan 7,175 krime të urrejtjes vitin e kaluar krahasuar me 6,121 në vitin 2016, transmeton portali arbresh.info
Rritja e krimeve të urretjes i atribuohet një rritje prej rreth 1 mijë departamenteve policore që tani po merren me zgjidhjen e ketyre incidenteve.
Raporti gjeti se shumica e ndikuar nga sulmet janë amerikanët me ngjyrë dhe hebrenjtë.
Nga sulmet e raportuara në vitin 2017, më shumë se 2 mijë sulme kishin për qëllim afrikano-amerikanët dhe 938 sulme ishin kundër hebrenjëve amerikanë.
Ushtruesi i detyrës së avokatit të përgjithshëm Mattheë Ëhitaker e quajti raportin “thirrje për veprim” dhe i dënoi veprat si “shkelje të neveritshme të vlerave tona thelbësore si amerikanë”.
Sipas raportit gati 60 përqind e sulmeve janë motivuar nga racizmi./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...