FBI ka konfirmuar se trupi i gjetur të Dielën brenda Parkut Kombëtar të SHBA Ëyoming i përket blogeres së zhdukur Gabby Petito.
Mjeku ligjor fillimisht arriti në përfundimin se vdekja e saj ishte një vrasje, por nuk dha asnjë indikacion se si ajo vdiq, raporton BBC, transmeton portal arbresh.info
Gabby Petito (22) vizitoi Parkun Kombëtar Grand Teton para vdekjes së saj me të fejuarin.
Policia është vënë në kërkim të të fejuarit, i cili nuk është dëgjuar për më shumë se një javë.
Ai konsiderohet një “person me interes” në këtë rast, por nuk është akuzuar për ndonjë vepër penale.
Nuk janë dhënë detaje shtesë nga autopsia.
Petito nuk është parë që kur i dashuri i saj, Brian Laundrie, u kthye në shtëpi më 1 shtator nga një udhëtim disa-mujor pa të.
Petito dhe Laundrie u larguan nga Nju Jorku në qershor, u drejtuan në perëndim me një furgon të bardhë dhe planifikuan të vizitonin parqet kombëtare dhe të dokumentonin udhëtimin në mediat sociale.
Foto e fundit e publikuar në mediat sociale ishte me 25 gusht./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...