Operativistë e Qeverisë ruse akuzohen për hakerim të rrjeteve kompjuterike të organizatave të ndryshme në përpjekje për të ndaluar skandalin e dopingut të atletëve rusë.
Të akuzuar janë Dmitrij Badin, Artem Malishev, Aleksej Minin, Aleksej Morenets, Evgenij Serebrjakov, Oleg Sotnikov dhe Ivan Jermakov.
Siç është theksuar, ata duhet të konsiderohen të jenë të armatosur e të rrezikshëm dhe mund të përbëjnë “rrezik ndërkombëtar”, shkruan në fletë arrestin e FBI-së.
Mndohet se ata janë e njësisë së supozuar për sulme kibernetike e kryetarit rus Vladimir Putin.
Agjencia hulumtuese gazetare Bellingcat, e cila e ka zbuluar identitetin e saktë të atyre që e kishin helmuar ish – agjentin e dyfishtë rus Sergej Skripal dhe vajzën e tij Julia, kanë publikuar se dy nga katër rusët të cilët në prill u dëbuan nga Holanda, janë regjistruar si banues në Akademinë Ushtarake të Moskës i GRU.
Automobili i markës Lada të Aleksej Morenec, njëri nga katër të dëbuarit po ashtu është e regjistruar në adresën e njësisë për hakerët GRU, afër Akademisë Ushtarake.
Hetuesit kanë thënë se me gjurmimin e veturave të tjera të regjistruar në këtë adresë, janë identifikuar 305 anëtarë të tjerë të njësisë 26165, e akuzuar për kryerjen e sulmeve hakerike nëpër gjithë botën.
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...