Shtëpia e Bardhë ka kundërshtuar një artikull të gazetës New York Times, ku raportohet se FBI ka hapur dyshimet ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump për bashkëpunim të fshehtë me Rusinë.
Ligjvënësit ishin brengosur në kohën kur Trump në maj të vitit 2017 kishte larguar nga pozita drejtorin e FBI-së James Comey, thuhet në raport.
Ky hetim thuhet se ka ekzaminuar nëse Trump është kërcënues i sigurisë kombëtare.
Trump kishte deklaruar se nuk ka asnjë arsye apo provë për të hapur këtë çështje.
“Kjo është absurde,” tha sekretarja për medie në Shtëpinë e Bardhë, Sarah Huckabee Sanders.
“Përkundër që presidenti Obama, ka lejuar Rusinë dhe vendet tjera të shtyjnë Amerikën poshtë e lartë, presidenti Trump ka qenë i ashpër me Rusinë”, tha ajo.
Më 2016, intelegjenca e Shteteve të Bashkuara ka ardhë në përfundim se Rusia ka zhvilluar sulme kibernetike me anë të lajmeve të rreme në rrjetet sociale për të shtyrë përpara kandidaturën e Donald Trump dhe për të dëmtuar rivalen, Hillary Clinton.
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...