Shtëpia e Bardhë ka kundërshtuar një artikull të gazetës New York Times, ku raportohet se FBI ka hapur dyshimet ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump për bashkëpunim të fshehtë me Rusinë, raporton BBC.
Ligjvënësit ishin brengosur në kohën kur Trump në maj të vitit 2017 kishte larguar nga pozita drejtorin e FBI-së James Comey, thuhet në raport.
Ky hetim thuhet se ka ekzaminuar nëse Trump është kërcënues i sigurisë kombëtare.
Trump kishte deklaruar se nuk ka asnjë arsye apo provë për të hapur këtë çështje.
“Kjo është absurde,” tha sekretarja për medie në Shtëpinë e Bardhë, Sarah Huckabee Sanders.
“Përkundër që presidenti Obama, ka lejuar Rusinë dhe vendet tjera të shtyjnë Amerikën poshtë e lartë, presidenti Trump ka qenë i ashpër me Rusinë”, tha ajo.
Më 2016, intelegjenca e Shteteve të Bashkuara ka ardhë në përfundim se Rusia ka zhvilluar sulme kibernetike me anë të lajmeve të rreme në rrjetet sociale për të shtyrë përpara kandidaturën e Donald Trump dhe për të dëmtuar rivalen, Hillary Clinton.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...