Agjencia amerikane, Buroja Federale e Hetimeve, e njohur me shkurtesën FBI, e ka akuzuar një person 26 vjeçar nga Kalifornia, për planifikim të sulmit terrorist në Ditën e Krishtlindjeve në San Francisko të Shteteve të Bashkuara, në emër të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).
FBI ka njoftuar mbrëmë se ka gjetur armatim dhe një letër përshëndetëse të martirit në shtëpinë e personit, Everit Aaron James, ish-pjesëtar i marinës amerikane nga qyteti Modesto, shkruan REL.
Ai është akuzuar për përpjekje për të siguruar mbështetje materiale për organizatë të jashtme terroriste.
Agjenti special i FBI-së, Christopher McKinney, tha se komploti ishte zbuluar gjatë një operacioni me involvimin e dy agjentëve sekretë të FBI-së dhe një informatori.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...