Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka bërë të ditur sot se dy bomba tubash që ishin vendosur në selitë kombëtare të partive Republikane dhe Demokrate u vendosën një natë para trazirave në Kongresin amerikan.
Bombat u vendosën në Komitetin Kombëtar Demokratik dhe Komitetin Kombëtar Republikan, të cilat ndodhen vetëm disa blloqe larg Kongresit, në mbrëmjen e 5 janarit midis orës 7:30 dhe 8:30 pasdite nga një individ i panjohur i cili u kap në një kamera të sigurisë, e që kishte maskë për fytyrën.
Byroja dhe Departamenti i Alkoolit, Duhanit dhe Armëve të Zjarrit ofron shpërblim deri në 100.000 dollarë për informacionin që çon në arrestimin e individit.
Bombat e papërpunuara u zbuluan më 6 janar teksa mbështetësit e ish-presidentit amerikan Donald Trump u futën në ndërtesën e Kapitollit. Një oficer policie humbi jetën si rezultat i lëndimeve të pësuara nga protestuesit ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën, shkruan AA.
Sulmi ka nxitur impiçmentin e dytë ndaj Trump-it pasi disa minuta më parë u kishte bërë thirrje mbështetësve të tij “të ndalonin vjedhjen” teksa ligjvënësit po përgatiteshin të kryenin detyrën e tyre kushtetuese për të numëruar votat e Kolegjit Zgjedhor, një hap kyç që i parapriu përurimit të presidentit amerikan Joe Biden.
Duke mos ofruar fakte, Trump-i pretendoi se zgjedhjet e 3 nëntorit iu vodhën, por pretendimet janë rrëzuar vazhdimisht në gjykatë dhe Departamenti i Drejtësisë nuk gjeti prova për t’i mbështetur ato./arbresh.info/
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...