Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur aktakuzë kundër një personi të dyshuar për zbulimin e të dhënave shumë të klasifikuar të SHBA-së në lidhje me planet e Izraelit për t’iu kundërpërgjigjur Iranit, raportuan mediat amerikane të mërkurën.
Aktakuza ndaj Asif W. Rahmanit u ngrit në fillim të këtij muaji për transmetimin e qëllimshëm të të dhënave të mbrojtjes kombëtare.
Ai u arrestua më 12 nëntor në Kamboxhia nga FBI-ja dhe pritet të paraqitet para gjykatës në Guam.
Dokumentet gjyqësore tregojnë se ai ishte i punësuar nga Qeveria e SHBA-së.
Sipas një personi të njohur me punësimin e tij, ai ishte i punësuar nga CIA.
Ky punësim i dha atij leje sigurie të nivelit të lartë dhe i mundësoi qasje në të dhëna të ndjeshme.
Gazeta New York Times, që e raportoi e para për këtë, tha se Rahman u akuzua për një shkelje që lidhej me publikimin e të dhënave të inteligjencës amerikane në Telegram në mes të tetorit.
Dokumentet e publikuara nga ai përfshinin planet e Izraelit për lëvizjen e municioneve dhe ushtrimet e Forcës Ajrore Izraelite që përfshinin raketa tokë-ajër./rel
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...