Facebook nisi të enjten një ofensivë të re kundër promotorëve të fjalimeve ekstremiste, të dhunshme, antisemitiste, raciste apo komplotiste, përfshirë figura të njohura amerikane, Louis Farrakhan, lideri i organizatës “Nation of Islam”, dhe Alex Jones, themeluesi i ueb-it “Infowars”.
”Ne i kemi ndaluar gjithmonë individët apo organizatat që promovojnë apo propagandojnë dhunën apo urrejtjen, cilado qoftë ideologjia’’, njoftoi kompania.
Ajo shtoi se kishte fshirë përfundimisht llogaritë dhe përmbajtjet që lidhen me gjashtë personalitete apo ueb-in “Infowars”, pasi vlerësoi se ata po hynin në kategorinë e ‘’individëve dhe organizmave të rrezikshëm’’.
Këto vendime janë gjithashtu të vlefshme për Instagram-in.
Rrjeti social, ashtu si platformat e tjera të internetit, në mënyrë të përsëritur akuzohet se nuk fshin në kohë reale publikimet problematike apo tronditëse.
Masakra në mars në dy xhami të Christchurch në Zelandën e Re, një sulm i kryer nga një supremacist i bardhë, e evidentoi sërish si çështje.
Agresori e publikoi sulmin drejtpërdrejtë në Facebook.
”Procesi i vlerësimit për shkelje të mundshme (rregullat e përdorimit të rrjetit social) është shumë i detajuar dhe kjo na shtyu të vendosim për të fshirë këto llogari nga sot”, shtoi një zëdhënëse e kompanisë në një email drejtuar medias./atsh/
Haradinaj organizon pritje për veteranët e UÇK-së
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve për shenjën tu...
Parashikimi i motit për këtë të dielë
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...