Kompanitë Facebook dhe YouTube ndërmarrin fushatën kundër kurimeve mrekulluese nga kanceri deri tek obeziteti, që rezultojnë pa asnjë konfirmim shkencor të efektivitetit të tyre, njoftoi ”Wall Street Journal”.
”Algoritmi që zgjedh lajmin e promovuar te profilet është ndryshuar për të zvogëluar përhapjen e postimeve që i referohen produkteve dhe terapive të këtij lloji”, tha Travis Yeh, menaxher i produkteve të Facebook.
“Postimet me pretendimet shëndetësore sensacionale ose përpjekja për të shitur produkte në bazë të kërkesave shëndetësore do të ketë zvogëlim të shpërndarjes. Grupet duhet të shmangin publikimin e posteve shëndetësore që mund të ngatërrojnë njerëzit dhe postet që duan të shesin prodhimet e tyre që lidhen me shëndetin”, theksoi eksperti.
Edhe YouTube, që në dhjetorin e kaluar ka njoftuar tashmë një shtrëngim në publikimet mashtruese duke cituar pikërisht ata që propagandojnë shërime të mrekullueshme dhe po bashkëpunon me disa mjekë për të identifikuar reklamat dhe videot kërcënuese për shëndetin.
”Këto masa, vijnë pas rezultateve të hetimit, nga të cilat del se të dy rrjetet sociale janë plot me poste mashtruese, shpesh me miliona klikime, të cilat në shumë raste paraqiten të njëjta si ato zyrtare”, shkruan ”Wall Street Journal”./atsh/
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...