Dr.Anthony Fauci, mjeku që është përgjigjur ndaj pandemisë së koronavirusit në SHBA, në një intervistë ka deklaruar se do të japë dorëheqje pas mandatit të Presidentit Biden.
Ai ka paralajmëruar se SHBA dhe vendet tjera të botës do të luftojnë me koronavirusin për disa dekada të ardhshme, transmeton portal arbresh.info
“Nëse dikush thotë që unë duhet të largohem nga kjo pozitë, i bie që unë atëherë të jem 105 vjeç. Unë mendoj se me koronavirusin ne do të jetojmë për një kohë të gjatë”, tha Fauci, 81 vjeç, Politico kur u pyet nëse ndjen një detyrimi për të qëndruar në postet e tij si këshilltar kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë dhe drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, të cilin ai e drejton që nga viti 1984.
Ai përsëriti synimin e tij për të dhënë dorëheqjen në muajt e ardhshëm për Washington Post në një intervistë të veçantë.
“Deri në kohën që të arrijmë në fund të mandatit të administratës së Bidenit, mendoj se do të ishte koha që unë të tërhiqem nga ky pozicion,” tha Fauci.
Fauci, i cili ka shërbyer për shtatë administrate presidenciale në SHBA, e kapërceu luftën e tij me koronavirusin në mes të qershorit, pavarësisht se u vaksinua katërfish dhe dha alarmin për variantin më të fundit të Omicron, BA.5. që ka nxitur një rritje të rasteve.
Në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar, Fauci paralajmëroi amerikanët se edhe nëse janë vaksinuar ose janë shëruar pasi janë infektuar, ata janë ende në rrezik.
“Imuniteti zbehet, qoftë ky imunitet pas infeksionit apo imuniteti pas vaksinës,” tha ai në atë kohë.
Në lidhje me të jetuarit me koronavirus, ai tha se “ne nuk duhet të lejojmë që virusi të ndikojë në jetën tonë”.
Fauci tha gjithashtu javën e kaluar se sa më shumë që njerëzit duan ta lënë “pandeminë pas nesh dhe të ndiejnë shpresë se ajo nuk ekziston, duhet të kuptojnë se ajo është me ne”./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?