Imunologu kryesor në SHBA, Anthony Fauci, parashikon që jeta në SHBA mund të fillojë të kthehet në normalitet në fillim të vjeshtës, por vetëm me kusht që vaksinimi të kryhet sa më shpejt të jetë e mundur.
Ai shpreson që 280 milionë njerëz mund të vaksinohen në Amerikë deri në vjeshtë, gjë e cila do të arrinte imunitetin kolektiv, transmeton portal arbresh.info
Ai shtoi se nëse vaksinimi fillon me një ritëm të përshpejtuar, rezultatet e para mund të shihen në pranverë, por ai parashikon disa javë më të vështira për shkak të pushimeve të Vitit të Ri.
Nga ai anglez tek ai italian, kush janë të gjitha variantet e koronavirusit
Ritmi i ngadaltë i vaksinimit ka dhënë efekt zhgënjyes mbi zyrtarët shëndetësore dhe dhe vetëm një e treta e kontigjentit të planifikuar të vaksinave arriti në shtetet federale amerikane, tre javë pasi filloi fushata.
“Sa herë që fillohet një program i ri, ka probleme, por unë mendoj se këto probleme janë rregulluar tani”, tha Fauci për AP.
Vaksinimi në SHBA është duke u përshpejtuar dhe rreth gjysmë milioni amerikanë kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid.
“Tani që pushimet kanë mbaruar, ne mund të vaksinojmë një milion njerëz në ditë, në mos më shumë,” shtoi Fauci./arbresh.info/
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...