Eksperti amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, ka folur për të dhënat e reja ku thuhet se gati çdo amerikan që ka vdekur nga COVID-19 kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.
Sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollim të Sëmundjeve dhe Parandalim (CDC), thuhet se 94 për qind e atyre që kanë vdekur nga COVID-19 kishin probleme tjera shëndetësore, si tension të lartë, obesitet apo edhe diabet.
Kjo ka bërë që disa të sugjerojnë se vetëm 9000 persona kanë vdekur në SHBA nga infeksioni dhe jo sa tregojnë shifrat zyrtare, mbi 184 mijë.
“Ajo që CDC ka dashur të potencojë është se një përqindje e caktuar e të vdekurve nuk kishin asgjë tjetër, pos infeksion me COVID. Kështu që shifrat që shihni, plus 180 mijë janë vdekje të vërteta nga COVID-19. Mos të shkaktohet konfuzion për këtë, nuk janë 9000 të vdekur nga COVID-19. Janë mbi 180 mijë”, ka thënë Fauci raportojnë mediumet amerikane./ilirianews/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën