Anthony Fauci, eksperti më i lartë amerikan për Sëmundjet Infektive, tha sot se pret të vazhdojë këshillimin e qeverisë së presidentit të zgjedhur, Joe Biden, në përgjigjen e saj kundër pandemisë.
Fauci vuri në dukje se kishte biseduar me shefin e ardhshëm të shtabit të Biden, Ronald Klain, dhe se planifikon të takohet me anëtarët e tjerë të ekipit Biden përmes videokonferencës.
“Le të themi se ata nuk kanë qenë thelbësorë në lidhje me se ku po shkojmë, por mjaftueshëm për të thënë “të qëndrojmë aty “, tha ai në një intervistë për CBS-në.
“Sot do të jetë dita e parë, ku do të ketë diskutime thelbësore në lidhje me tranzicionin midis meje dhe ekipit të Biden”, shtoi Fauci.
SHBA ka parë një ortek rastesh të reja me COVID-19 në javët e fundit dhe numri i personave të shtruar në spital ka arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, duke tejkaluar 100 000, sipas Projektit për Gjurmimin e Koronavirusit./ATSh/
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...
Osmani pret Hovenier për takim lamtumirës në Presidencë
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj