Dr. Anthony Fauci tha se një dozë shtesë e vaksinave kundër koronavirusit do të rekomandohet për njerëzit që kanë system të dobët imunitar.
Fauci tha për emisionin NBC “Today” se ai pret që ky rekomandim të ndiqet “shumë shpejt”, transmeton portal arbresh.info
Ai deklaron se njerëzit kanë sistem të dobët imunitar për arsye të ndryshme, duke përfshirë transplantimin e organeve, kancerin ose kushte të tjera.
Epidemiologu amerikan shton se çdo leje në lidhje me një dozë shtesë duhet të vijë nga Administrata Federale e Barnave.
Sipas tij, të dhënat po grumbullohen për grupet e tjera të vaksinuara, siç janë të moshuarit, në mënyrë që të përcaktohet nëse mbrojtja e tyre “nën nivelin kritik”.
Ai gjithashtu thekson se “në mënyrë të pashmangshme” do të vijë një kohë kur të gjithë do të na duhet të marrim një dozë shtesë sepse “asnjë vaksinë, të paktën jo në këtë kategori, nuk do të ketë një kapacitet mbrojtës të pakufizuar”./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...